E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Kosor:Vendimi për zgjedhjetë reja, jo në rrugë

ZAGREB- Zgjedhjet parlamentare në Kroaci janë parashikuar për në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm dhe për këtë merr vendim mazhoranca qeveritare, çka do të thotë se vendimi nuk miratohet në rrugë, deklaroi kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor duke komentuar protestat antiqeveritare që po zhvillohen në vendin e saj.

Ajo theksoi se qeveria e saj do të japë llogari, ndërsa qytetarët do të vendosin në zgjedhjet e ardhshme se kush do ta drejtojë vendin. "Çdokush ka të drejtë të protestojë, por nevojitet edhe që puna e vështirë për
anëtarësimin në BE të përfundojë me sukses", deklaroi Kosor.

''Protestat janë legjitime, por dhuna është e papranueshme'', tha Kosor.

''Ne duhet të përfundojmë negociatat e vështira me BE-në, të forcojme ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit'', theksoi ajo.

Tridhjetë e tre persona u plagosën dhe më tepër se 50 të tjerë u arrestuan gjatë përleshjeve mes policisë dhe qindra manifestuesve në Zagreb, në fund të shkurtit, në një protestë ku u kërkua edhe dorëheqja e kryeministres, Jadranka Kosor.

Manifestuesit protestuan kundër papunësisë së lartë në vend, situatës së rëndë ekonomike dhe korrupsionit.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›