Shqipëria nuk merr statusin kandidatit

Presidenti i Hungarisë, Pal Shmit, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për Tiranën zyrtare, por ka thënë se Shqipëria nuk mund ta fitojë statusin kandidat në Bashkimin Evropian (BE), as gjatë presidencës hungareze.
Ai këto komente i bëri të premten gjatë një konference të përbashkët për media në Budapest me homologun e tij shqiptar Bamir Topi.
“Hungaria ka qenë një nga vendet më aktive që ka dhënë ndihmesën e saj duke negociuar, nga vendet e para për marrjen e statusit ose nënshkrimin e MSA-së të Shqipërisë me BE-në, gjithashtu që ratifikoi regjimin e vizave dhe unë shikoj një shans vërtet realist, ndoshta jo gjatë presidencës hungareze, por ndoshta gjatë presidencës polake që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat”, ka thënë Shmit.
Ndërsa presidenti Bamir Topi u ka kërkuar partive politike të respektojnë datën e zgjedhjeve, duke ushtruar në këtë mënyrë një të drejtë demokratike, atë të pjesëmarrjes.
“E informova presidentin Shmit edhe për dekretimin e zgjedhjeve vendore dhe padyshim respekti për këtë datë duhet të ushtrohet nga të gjithë dhe do të vazhdoj t’i bëj thirrje që të respektohet data kushtetuese, sepse në demokraci së pari gjithçka ushtrohet nëpërmjet pjesëmarrjes, për t’i shërbyer në radhë të parë popullit dhe pastaj edhe interesave të politikanëve”, ka thënë ai.