Rasmusen konfirmon afrimin me Rusinë
"Do të vizitoj Moskën në javët e ardhshme për të diskutuar për marrëdhëniet tona në një sens më të gjerë, në kuadër të një reflektimi që do të ndërmarrim së bashku, NATO dhe Rusia, mbi strategjitë respektive përballë kërcënimeve të reja'', deklaroi ai.
Çështja e marrëdhënieve NATO-Rusi, të përkeqësuara nga konflikti ruso-gjeorgjian në gusht 2008, nuk bën pjesë në axhendën e takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që do të nisë sot në darkë në kryeqytetin sllovak. Strategjia e re që do të zbatohet në Afganistan do të jetë çështja kryesore e ditës së nesërme.
Por, Rasmusen, gjatë një konference në lidhje me sfidat e reja që do të përballet NATO, nënvizoi se perëndimorët dhe Rusia kanë interesa të përbashkët në një term afatgjatë duke cituar luftën kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit masiv.