Topi uron Sejdiun për marrëveshjen e kufirit
“Shpreh bindjen se këto akte të rëndësishme politiko-juridike ndihmojnë pozitivisht frymën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe të konsolidimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në ndihmë të proceseve gjithëpërfshirëse integruese, për të cilat vendet tona janë angazhuar”, thekson Topi në letrën e tij.
“Duke ju uruar edhe një herë për suksese në hapat për fuqizimin dhe njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratë sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin urues të Presidentit Topi.