E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet 32-vjeçari i dënuar për plagosje

I ekstraduari Altin Kujofska, në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2004, në rrugën “Qemal Stafa”, në lokalin e viktimës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol ëiesbaden, në datën 11.05.2010, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Altin Kujofska .

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›