E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit kërkojnë hapjen e dosjeve

Ish të përndjekurit politikë i rikthehen dhe një herë kërkesës për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Gjatë vendosjes së një pllake memoriale për viktimat e komunizmit, pikërisht në vendin ku ngrihej ish busti i diktatorit Hoxha, dhe ku plani belg ka parashikuar të ndërtojë një ndërtesë shumëkatëshe, të përndjekurit kërkuan dhe paratë e tyre të dëmshpërblimit.

"I bëjmë thirrje, në mënyrë të vecantë kryeministrit të Shqipërisë dhe kreut të shtetit,per hapjen e dosjeve. Ne nuk i lamë spiunat e sigurimit të sulmojnë Parlamentin shqiptar", tha Adem Hallci. "Politika ka shansin historik të hapë dosjen e krimit"u shpreh Besim Ndregjoni.

Ish të përndjekurit politikë prej kohës kishin kërkuar vendosjen e një obelisku përkujtimor në qendër të Tiranës, por një gjë e tillë nuk është pjesë e planit rregullues të qendres.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›