E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtësira për arsimimin e infermierëve

Ministri i Shendetsise, Petrit Vasili, premton lehtësira per infermieret, persa i perket arsimimit te tyre. Ndryshe nga mjeket te cilet nese nuk plotesojne kreditit, ndërpresin menjehere kontratat e punes, per infermieret, ministri Vasili ofron disa opsioneper arsimimin e tyre i cili pritet te kryhet brenda tre vjeteve.

“Për infermierët, duke njohur specifikat e tyre, opsionet janë më të medha, sepse mjekët kanjë një drejtim i cili është shumë i përcaktuar dhe shumë i rreptë. Për infermierët kemi ofruar mundësi që kualifikimi i tyre të kryhet në kohën më të shkurtër të mundshëm. Të kryhet sipas opsionet që ata zgjedhin vetë, në shkollat publike apo ato private që mund të zgjedhin” tha Vasili.

Persa i perket edhe infermiereve ne prag pensioni, te cilet kane mbaruar vetem shkollat profesionale, Vasili thote se per kete kategori do te kete diferencime lehtësuese, megjithate edhe ata duhet te kualifikohen.

“Për ata që janë në prag pensione, do të ketë qëndrime të diferencuara. Një infermiereje të cilës i mungojnë 3-4 vjet në plotësimin e karrierës së saj, ato do të kenë një mënyrë të trajnimit profesional sepse ne vite te caktuara mund të ndodhin edhe dëme profesionale që mund t’i shkaktohen pacientëve” tha Vasili.

Arsimi i larte i infermieve eshte nje nga urdhrat me te fundit te ministrit Vasili, i cili eshte pjese e reformimit te sistemit shendetesor.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›