Rasmussen & D?Alema: Shqetësim për 21 Janarin

Presidenti i Partive Evropiane Socialiste Anders Fogh Rasmussen gjate samitit të zhvilluar në Greqi, ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në Shqipëri që nga 21 janari, ku mbeten të vrarë katër demonstrues. Pasi u informua nga lideri socialist Rama për situatën politike në vend, presidenti i eurosocialisteve theksoi se në asnjë shoqëri nuk duhet lejuar përdorimi i armëve kundër protestuesve paqësore. ?Besoj se është shumë e rëndësishme të mos bëhet kompromis me demokracinë dhe të insistohet që të largohen nga shoqëria, duke përfshirë edhe Shqipërinë, fenomene si korrupsioni dhe përdorimi i dhunës kundër njerëzve që duan të protestojnë paqësisht?. Ndërsa ish-kryeministri italian, përfaqësues i Partisë Demokratike italiane, Massimo D?Alema, shkoi edhe më tej duke e cilësuar sjelljen e kryeministrit Berisha si autoritare. Ndërsa lidhur me zgjedhjet e ardhshme, ai deklaroi se Evropa duhet të ushtroje presion mbi qeverinë shqiptare që të garantojë proces sipas standardeve. ?Jemi shumë të shqetësuar për situatën në Shqipëri, jo vetëm për korrupsionin, por në të njëjtën kohë për sjelljen autoritare të kryeministrit Berisha, që fatkeqësisht është e përsëritur. Sa i përket zgjedhjeve, Evropa duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare që të garantojë zgjedhje të drejta, ky është shqetësimi dhe solidariteti ynë. Mendoj se duhet të përfshijmë institucionet evropiane sepse Shqipëria është një vend kandidat dhe unë mendoj se Evropa duhet të garantojë vlerat evropiane në Shqipëri?. Gjate samitit të Partive Socialiste Evropiane në Athinë, Edi Rama theksoi serish nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhje që të nxjerre vendin nga kriza. Lideri socialist është ndalur edhe ne sulmet sipas tij të deputetëve të mazhorances kundër prokurores së përgjithshme, duke e quajtur gjithçka një presion ndaj organit të akuzës që po heton 21 Janarin.
Shpërndaje