Kazakistani falënderon Boratin: Na ke rritur turizmin
Share
Kur filmi i Sacha Baron Cohen Borat doli në vitin 2006, drejtuesit e Kazakistanit u tërbuan. Komedia kishte në qendër një gazetar kazak, që portretizonte një vend të prapambetur e me shumë probleme. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Sot zyrtarisht Kazakistani ka falënderuar aktorin Sacha Baron Cohen për shkak se filmi i tij ka shtuar ndjeshëm turizmin në vend dhe e ka rivendosur Kazakistanit në hartën e vendeve për tu parë. E përshëndes Boratin sepse ka ndihmuar që në Kazakistan të vërshojnë turistët, tha ministri i Jashtëm Yerzhan Kazykhanov. Pas publikimit të filmit, numri i turistëve është dhjetëfishuar.