“Shitësi i vogël ikërpudhave të mëdha”në aksin Milot-Burrel
BURREL- Arlind Ndreu është 6-vjecari më i njohur në aksin Milot-Burrel, ku del cdo ditë të shesë kërpudha të cilat i mbledh në pyll. Më dy qese në duar, ai qëndron për orë të tëra në rrugë ku të paktë janë ata që ndalen dhe blejnë kërpudhat e tij.
Drejtuesit e mjeteve, që janë mësuar ta shohin cdo ditë në rrugë shprehen të shqetësuar që 6 vjecari del i pashoqëruar dhe rri më orë të tëra në diell.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij të cilët kanë nisur pushimet verore, vogëlushi duket se ka vendosur të ndihmojë financiarisht familjen duke punuar ndonëse në moshë të papërshtatshme.
Me një kapele në kokë ai mbledh kërpudha mes rrezikut nga zvarranikët apo insekteve të rrezikshme në pyll dhe më pas i shet në rrugën që i dha emrin “Shitësi i vogël i kërpudhave të mëdha”.
(e.n/News24/BalkanWeb)