E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, tre të plagosur rëndë

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në fshatin Mengel, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tre shtetasve.

Kështu janë plagosur A.A, 25-vjeç, banues ne lagjen “Qemal Stafa” Elbasan,I.H, 54-vjeç, banues ne fshatin Karakullak si dhe R.S, 50-vjeç, banues ne fshatin Shmil-Elbasan.

Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku aktualisht janë në gjendje të rendë shëndetësore. Në vendngjarje-njofton policia e Elbasanit-është dërguar një grup hetimor, i cili po punon për përcaktimin e sakte të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›