E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet e dënuara për shfrytëzim prostitucioni

Ekstradimi i saj u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me një vendimin të vitit 2007, ndaj kësaj shtetaseje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Në datën 19.04.2007, shtetaset B. D. dhe E. D., janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, dhe kanë kallëzuar se janë shfrytëzuar gjatë një periudhe dy vjeçare, për ushtrimin e prostitucionit nga shtetasja Valbona Kazanxhi.

Kjo e fundit i gjente klientë këtyre dy shtetaseve dhe siguronte transportin e tyre në vendet ku ushtronin prostitucion, duke përdorur një taksi të cilën e dispononte i pandehuri Ismail Lasku.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 09.09.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetases Kazanxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›