E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Kosova, NATO nuk lejon kthimin e kohës pas

BRUKSEL-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi në Berlin se Aleanca Veri-Atlantike nuk do të lejojë që tensionet e para pak koheve në Kosovë “të kthejnë kohën prapa” dhe se KFOR-i në 12 vjetët e fundit në Kosovë ka “ndihmuar në shndërrimin e një prej vatrave të konfliktit në vend kryesisht të qetë”.
Rasmussen bisedoi në Berlin me kancelarin gjermane Angela Merkel, të cilën e falënderoi për angazhimin s Gjermanisë në operacionet e NATO-s në Kosovë e Afganistan, është publikuar në ueb faqen e Aleancës.
“Ushtarët tuaj po kryejnë punë të shkëlqyeshme. Personalisht e kam parë këtë para ca kohësh në Kosovë. Gjatë 12 vjetëve të fundit KFOR-i, në krye të të cilit tashti është Gjermania, ka ndihmuar në shndërrimin e një vatre evropiane në kryesisht vend të qetë. Dhe ne nuk do të lejojmë që tensionet e paradokohshme ta kthejnë kohën prapa”, tha shefi i NATO-s.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›