E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Kosova, prioritet i NATO-s

Pas takimit me presidentin dhe kryeministrin, Rasmunsen ka vlerësuar lart angazhimin personal të presidentit dhe kryeministrit, në zbatimin e pakos së Ahtisaarit.

Ai po ashtu ka thënë se është për tu përshëndetur angazhimi i gjithë lidershipit të Kosovës për plotësimin e standardeve ndërkombëtare.

Duke folur lidhur me praninë e trupave të KFOR-it, ai ka thënë se zvogëlimi i këtij numri do të bëhet në të ardhmen por gjithçka varet nga situata e sigurisë.

“Siç e dini kemi vendosur të reduktojmë numrin e trupave gjatë viteve të ardhshme, por do të doja të theksoja se ky vendim vetëm reflekton zhvillimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Ky vendim është i bazuar në kushte që do të thotë se reduktimi do të ndodhë në pajtueshmëri me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin e sigurisë”, ka thënë zoti Rasmusen, duke nënvizuar se nuk do të merret asnjë vendim që do të kishte ndikim negativ në sigurinë e Kosovës.

Gjithashtu ai është zotuar se NATO-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Start/rel

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›