E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Gjermania vrasësi i dyfishtë

Policia e Shtetit informoi se, Zyra e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin nga Mynihu - Gjermani drejt Shqipërisë i shtetasit  Adhurim Sallmoni, nga  Durrësi.

Shtetasi i lartëpërmendur  është dënuar në vitin 1994 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me burgim të përjetshëm për veprat penale të "vrasjes për motive të dobëta", "tentativë vrasje", "shpërdorimit të armatimit dhe shkeljes së rregullave të shërbimit ushtarak".

Ngjarja për të cilën akuzohet ai, sipas Policisë së Shtetit,  ka ndodhur më tetor të vitit 1990, kur Adhurim Sallmoni në bashkëpunim me Edmond Gjoka kanë rrëmbyer motoskafin e kufirit në Durrës, dhe kanë realizuar vrasjen e nënoficerit Ilir Gjyrdeti, ushtar Arben Legisi dhe kanë tentuar të vrasin ushtarin  Ilir Goxhomani.

Bëhet e ditur gjithashtu se arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Wiesbaden.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›