PDSH: BDI të braktisë Qeverinë
Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu me rastin e tetëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dje në një konferencë me gazetarët ka deklaruar se prej nga selia e partisë së tyre i bashkëngjiten manifestimit të përvjetorit të Marrëveshjes me ngritjen e një dollie "rrofshin të vdekurit".
"Pas gjithë kësaj konstatojmë se të ashtuquajturit përfaqësues legjitim të shqiptarëve në Qeveri e kanë humbur rrugën në oborr të vetë dhe kërkojmë uregjntisht që personi A.A. të jep dorëheqje nga posti dhe partia e tij BDI të lëshojë Qeverinë ", ka theksuar deputeti dhe anëtari i lartë i PDSH-së, Imer Aliu.
Ai i ka përkujtuar opinionit se afati i përmbylljes së Marrëveshjes së Ohrit ishte viti 2004 që do të thotë se afati ishte dy vjet.
"Para dhjetë muajsh përgjegjësi për implementim të Marrëveshjes së Ohrit personi A.A. triumfalisht konstatoi se kjo marrëveshje është plotësuar 95 për qind dhe se në kompletimin e saj kanë mbetur vetëm edhe pesë për qind tjera. Atëherë ne si PDSH i`a përkujtuam këtij personi se shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit siç është përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve, decentralizimi, përfaqësimi i drejtë nuk janë implementuar dhe se janë larg, ndërsa kjo marrëveshje është larg përmbylljes së saj", theksoi Aliu, duke shtuar se konstatimet e PDSH-së janë konform edhe përfundimeve të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë në Maqedoni se Marrëveshja e Ohrit nuk ëshë kompletuar dhe se duhet shumë shumë punë për të kryer atë.
Start/ina