“Shantazhi”, Shkupi të tërheqë “njohjen” e Kosovës
Dega e OVL-UÇK-së në Deçan ka reaguar ashpër ndaj tendencave negative dhe kushtëzimeve të Maqedonisë dhe Malit të Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.
“Siç dihet dy shtetet tona fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi, në tetor të vitit të kaluar, njëkohësisht, bënë publike deklaratat për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këto njohje nuk u pritën mirë nga elementi serb brenda këtyre shteteve, por as nga Beogradi zyrtar, prandaj ato i janë nënshtruar presionit dhe trysnisë së Beogradit”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Nga kjo organizatë theksojnë se si pasojë e presioneve të vazhdueshme të Serbisë kohëve të fundit është diskutuar që Maqedonia të tërheqë deklaratat e njohjes së Republikës së Kosovës. “Presioni i vazhdueshëm nga Serbia, ka bërë që deri më tani të mos vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën”, thuhet në reagim.
Start/ina