E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Maqedonia do ftohet sërish në NATO

BRUKSEL -  Maqedonia do të ftohet përsëri që t’i bashkohet NATO-s, pasi të zgjidhë çeshtjen e emrit me Greqinë. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut; Anders Fogh Rasmussen, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se Athina ka shkelur vendimin e vitit 1995, duke penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Por Rasmussen bëri të qartë se ky vendim i gjykatës nuk ka efekt në vendimin e aleatëve të NATO-s, të marrë në samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Ndërkohë ka reaguar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila u ka bërë thirrje dy vendeve që të shfrytëzojnë vendimin e gjykatës, për të zgjidhur këtë çeshtje. I dërguari i OKB-së për çeshtjen e emrit Methju Nimitz tha se ka kontaktuar me dy qeveritë dhe u ka kërkuar që ta shohin këtë zhvillim si një mundësi për arritjen e zgjidhjes definitive për çeshtjen e emrit.

Nga ana tjetë, Greqia ka njoftuar sot se do të vazhdojë të kundërshtojë anëtarësimin e fqinjës së saj në NATO dhe BE, për sa kohë nuk gjendet një zgjidhje për emrin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›