E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Roli i Shqipërisë do të rritet në Afganistan

Shefi i aleancës së NATO-s Anders Fogh Rasmusseni në një letër urimi dërguar ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme Ilir Meta për emërimin në këtë post ndër të tjerash ka theksuar se "Shqipëria ka kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe në operacionet e NATO-s, që para anëtarësimit të saj të plotë në Aleancë, kontribut që është dëshmi e qartë e zgjedhjes së rëndësishme të popullit shqiptar për t'u bërë pjesë e komunitetit të kombeve demokratike të zonës së Atlantikut të Veriut në përpjekjet e tij për siguri".
Ai shprehu bindjen se përkushtimi i Shqipërisë do të vijë vetëm duke u forcuar, "sidomos tani që Aleanca mbetet fortësisht e përkushtuar ndaj Afganistanit, dhe ndërsa në të njëjtën kohë po kalon përmes një transformimi të rëndësishëm".
"Kjo punë përfshin edhe zhvillimin e një Koncepti Strategjik të ri deri në Samitin e ardhshëm të NATOs në vjeshtën e vitit 2010. Ky proces do të jetë një proces përfshirës politikëbërjeje që do të përfshijë të gjithë Aleatët, dhe jam i sigurt se Shqipëria do të marrë pjesë në detyrimet e caktuara", thuhet në tej në telegram. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, i ka uruar mirëseradhjen Metës, gjatë takimit të ardhshëm të Ministrave të Punëve të Jashtëm të NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›