Xhafaj: KQZ, të na lejojë të shohim kutitë

Pas deklaratës së kryetarit të KQZ-zë, Arben Ristani për asgjësimin e materialeve të kutive të votimit të përdorura më 28 qershor ka reaguar Partia Socialiste.
Sekretari për çështjet ligjore dhe koordinimin në PS, Fatmir Xhafaj, përmes një letre drejtuar KQZ-sw kërkon ndalimin e kësaj procedure për sa kohë opozita konteston rezultatin dhe kërkon hapjen e kutive të cilat mendohet se përbëjnë shkelje të rëndë të të drejtës së votës.
"Përmes kësaj letre i kërkojmë KQZ të mos veprojë për asgjësimin e fletëve të votimit që gjenden në kutitë e votimit të përdorura në këto zgjedhje, pasi çdo përpjekje e nxituar në këtë drejtim, do të përbënte një veprim të motivuar politikisht dhe me pasoja serioze për vendin", thuhet në letrën e Xhafaj drejtuar Ristanit.
Nga ana tjetër, PS i kërkon KQZ t'u mundësojë akses përfaqësuesve të saj të vëzhgojnë nga afër dhe në mënyrë periodike ambientet ku ruhen kutitë e votimit, me qëllim rritjen e transparencës dhe sigurisë në lidhje me paprekshmërinë e tyre.