E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron me "Medaljen e Mirënjohjes", kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan

Presidenti Topi ka dekoruar me "Medaljen e Mirënjohjes" Xhefri T. Grifin, Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes dhe ish-presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar me këtë rast në Presidencë, ishin të pranishëm Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon, L. Uithers, Ambasadorja franceze, Mariz Davje , Drejtorja e USAID-it, Roberta Mahoni, deputetë, drejtues të bordit dhe anëtarë të Fondit Amerikan si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe dekretit përkatës nga Këshilltari Juridik i Institucionit të Presidentit, Artur Metani, në shenjë respekti dhe nderimi për punën e palodhur dhe kontributin e rëndësishëm në mbështetje të transformimeve progresive të ekonomisë shqiptare si një ekonomi tregu dhe ndihmën e dhënë njerëzve në nevojë, Presidenti Topi i dorëzoi z. Grifin medaljen e lartë, duke i shprehu njëkohësisht urime dhe suksese në punën e tij në vijim.
Nga ana e tij, z. Grifin në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh: "Po e marr këtë medalje me shumë respekt dhe mirënjohje dhe po e pranoj në emër edhe të stafit tim të vjetër, të stafit të ri, natyrisht edhe të bashkëshortes time.
Siç e dini puna që kemi bërë deri tani ka qenë shumë e madhe, po kemi përpara edhe një punë shumë më të madhe dhe sot ne kemi arritur që të themelojmë Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Presim me padurim, dhe të gjithë ne presim këtë gjë, që të vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe me ju".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›