Esence Arti ekspozita ne qytetin e Durresit

“Esence Arti” titullohet ekspozita e hapur në galerinë e arteve pamore në Durrës, ku piktorë nga vende të ndryshme të botës si dhe nga rajoni kanë ekspozuar punimet e tyre. Me një larmi peizazhesh, kompozimesh dhe portretesh, pjesëmarresit vijnë nga Zelanda e Re, Suedia, Britania e Madhe, Turqia, Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia. Ata shprehen se e kane pritur me kënaqësi ftesën për këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë një javë e hapur në galerinë më të re të qytetit të Durrësit.
"Këtu jemi disa autorë. Kryesisht janë nga jashtë, që marrin pjesë. Më pak jemi shqiptarë. Mungojnë disa të ftuar nga Maqedonia dhe prezantojmë artin tonë këtu për kënaqësinë tuaj", tha Miradije Ramiqi, piktore Kosovare.
"Ndjehem mjaft e nderuar që jam pjesëmarrëse në ekspozitën 'Esencë arti', pasi kjo do na shërbejë për të shhkëmbyer artin, idetë dhe risitë ndërmjet ne piktorëve, dhe pse jo ndërmjet vendeve nga të cilët ne vijmë", u shpreh Sefkat Islegent, piktore Turke.
Ekspozita ¨"Esence Arti" është e njëmbedhjeta që është hapur që nga përurimi i galerisë në muajin maj. Ne total galeria ne fjale eshte vizituar nga rreth 6000 vizitore vendas dhe të huaj.
Aleks Kalemasi