E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesi Gaddafi ndodhet ne Libi


Muammar Gaddafi ndodhet ende në Libi, ka humor të mirë dhe një ushtri të fuqishme që i ruan shpatullat. Kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i liderit tashmë të rrëzuar të Libisë, Moussa Ibrahim.

“Lideri është në gjendje të mirë shëndetësore, me moralin e lartë dhe ndodhet në Libi”, ka deklaruar Ibrahim në një komunikim telefonik me agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Ndryshe nga sa mendon bota, beteja nuk ka mbaruar ende. Ne jemi ende shumë të fuqishëm, ushtria jonë është gjithnjë e më e fortë dhe ne kontrollojmë pjesë të mëdha të Libisë”, ka shtuar zëdhënësi.

Por pavarësisht shpresave të klanit të kolonelit, lideri i Këshillit Libia“Islamizmi i moderuar” do qeverisë Libinë AI: Krime lufte në Libi“Libia, një shtet islamik” Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdul Jalil paraqiti të martën në Tripoli planin e tij për krijimin e një shteti modern dhe demokratik, të bazuar tek “islamizmi i moderuar”.

Megjithatë, edhe pse administrata e përkohshme ka premtuar formimin e një qeverie tranzitore brenda 10 ditëve të ardhshme, vendi ka ende shumë sfida që lidhen me stabilitetin e tij.

Forcat anti-Gaddafi kontrollojnë pjesën më të madhe të Libisë, por besnikët mbajnë ende qytetet Sirte dhe Bani Ualid, duke bërë një rezistencë më të ashpër nga sa parashikohej.

Ndërkohë, Amnesty International i bëri thirrje KKT-së që të ndërmarrë hapa për të parandaluar abuzimet me të drejtat e njeriut që po bëhen nga forcat anti-Gaddafi.

Në fjalimin e tij të parë Jalil u tha rreth 10 mijë mbështetësve të tij që të shmangin sulmet ndëshkuese, duke nënvizuar se liderët e rinj të Libisë nuk do të pranojnë asnjë lloj ideologjie ekstremiste.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Miniera e Bulqizës po “varroset“
Bello: Nuk është hapur pusi, shfrytëzim i paligjshëm
Biznesi ankohet për referencën
Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet
Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›