Liberman kërcënon palestinezët
Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman, paralajmëroi “pasoja të ashpra” nëse palestinezët vazhdojnë të këmbëngulin në planin e tyre për të kërkuar anëtarësim në OKB.
Derisa po fliste para një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Chatherine Ashton, Liberman megjithatë nuk dha detaje se cilat do të jenë pasojat që i përmendi.
Me sugjerimin se shteti palestinez do të duhej të krijohej vetëm përmes negociatave, SHBA kanë bërë të ditur se do të vendosin veto ndaj çfarëdo oferte të bërë në Këshillin e Sigurimit.
I dërguari special i SHBA’ve, për Lindjen e Mesme, David Hale, dhe përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Denis Ross, gjatë ditës së mërkurë dhe gjatë të enjtes pritej të takohen me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe me liderin palestinez, Mahmoud Abass.