E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvarritet Rama, i izoluar në kullën që e mbron nga konsensusi

06-06-2012 / Gazeta 55

Brenda dy ditësh, Edi Rama e ka ndryshuar dy herë qëndrimin përballë deputetëve të tij, në fillim duke u kërkuar kandidatura presidenciale, e më pas, duke deklaruar publikisht se opozita s’do të propozonte asnjë emër. Edvini mezi po pret të mbarojë saga e zgjedhjes së presidentit, pasi ai s’është i zoti as të mbrojë e as të kundërshtojë ndonjë kandidaturë. Me ndërkombëtarët që s’po kuptojnë refuzimin e Zaganjorit dhe me Nanon që i kërcënon përditë, ai lutet që sa më shpejt gjithçka të mbyllet, pa e pyetur për asgjë

Partia Socialiste kërkon vijimin e negociatave me mazhorancën për gjetjen e një kandidature sa më konsensuale për postin e Presidentit të Republikës, mundësisht për raundin e tretë të votimit.
Kjo është theksuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike.
Mbledhja që u drejtua nga kryetari Edi Rama, zhvilluar me dyer të mbyllura e që zgjati për rreth 30 minuta, u raportua mbi ecurinë e negociatave të deri tanishme me mazhorancën në funksion të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duke ju rikthyer edhe një herë idesë, së një tryeze tjetër negociatash me mazhorancën. Niveli i përfaqësimit të një tryeze tjetër të mundshme, i dëshiruar, nuk u mësua pas mbledhjes së deputetëve socialistë... Këtë “shans” Edi Rama ia dha vetes mbrëmjen e kaluar, kur deklaroi se ishte dakord edhe me një nivel të ulët përfaqësimi.
Mbledhja e deputetëve socialistë vazhdoi si vazhdoi, por gjithsesi përfundoi më përpara se të fillonte. Gjysmë ora e kësaj mbledhje mjaftoi që kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi të bënte të ditur atë që dihet, që Edi Rama nuk pranon të japë konsensusin për kandidatin e mazhorancës për president. Po ashtu, u bë e ditur edhe ajo tjetra, që natyrisht edhe kjo dihet, se PS-ja vetë nuk do të paraqesë vetë asnjë emër kandidati për president.
Mbledhja e djeshme e grupit të deputetëve socialistë, dukej se më tepër i shërbeu Edi Ramës, për ta shitur si “dakordësi” të vjel(dh)ur prej grupit parlamentar, për vazhdim e zvarritjes pas negociatave, “në emër të procesit”.
Kjo u konfirmua edhe nga Edi Rama mbrëmë, në intervistën e tij televizive.
Me një ndryshim...!
Edi Rama mbrëmë ishte dakord që për tu ulur në tryezë me mazhorancën, të ulej niveli i përfaqësimit.
Pasi kërcënoi me “editorialin” e famshëm, të tipit thirrje për rrëzimin e qeverisë, pasi u lut që të ulej në tryezë me Sali Berishën nën “premtimin” se do të paraqiste një listë me kandidatë..., jo kandidatë që nuk paraqiti për presidentin e ri, por sërish “ngul këmbë” për “procesin”.
I zvarritur pas “procesit”, Edi Rama ka filluar të zvarritet sërish pas negociatave (edhe me një nivel të ulët përfaqësimi), por, sikurse konfirmoi mbrëmë në intervistën televizive, me një ndryshim të vogël... Ndryshim, që as më shumë e as më pak ishte një gjë e vjetër, e dëgjuar edhe më parë dhe që kishte të bënte me rikthimin te kërcënimi “për mosmarrjen e statusit kandidat”, në emër të “(mos)konsensusit për procesin e presidentit”.
E lexuar jo aq ndryshe, mesazhi i mbrëmshëm zvarritës pas negociatave i Edi Ramës, për “të lidhur” “procesin për presidentin” me “mosmarrjen e statusit të vendit kandidat”, mund të kuptohet si një tentativë e tij për “një alibi”, për mosdhënien e konsensusi për reformat e rëndësishme integruese, në emër të të bërit “të zemëruarit”, pse ai dëshiron të duket si “i persekutuar”..., sikur nuk po e pyesin për presidentin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›