RasmussenKFOR do te nderhyje nese cenohet paqja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaron se KFOR do të ndëhyjë në rast se do të cënohet paqja dhe siguria në veri të Kosovës.
Këto komente Rasmussen i bëri në Prishtinë gjatë një konference për media, pas takimit me shefin e qeverisë kosovare Hashim Thaçi.
“Është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor. KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik", tha Rasmussen, bën të ditur Telegraf. Zyrtari i lartë nuk ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen e KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR-it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë.
“Trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje, për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurt”, theksoi Rasmussen.
Gjatë kësaj konference, Rasmussen rikujtoi se për 12 vjet NATO-ja ka arritur që në Kosovë të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja.
Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet e bllokuar
Në Mitrovicë ura mbi lumin Ibër vazhdon të jetë e bllokuar nga banorët serbë, të cilët kanë hedhur zhavorr, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Për momentin situata është e qetë dhe policia thotë se nuk ka paralajmërime për rrezik, por janë disa grupe të rinjsh të mbledhura, disa për të parë se cfarë po ndodh, ndërsa të tjerë për të vendosur flamuj.
Lidhur me situatën ka reaguar komuna e Mitrovicës, e cila ka mbledhur komitetin e sigurisë.
Kryetari i komunës ka deklaruar se bllokimi i urës është i patolerueshëm, pasi bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve.Ai u ka bërë thirrje strukturave të sigurisë që të rikthejnë lëvizjen e lirë.
Ndërkohë, komandanti i policisë së rajonit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në zonat me prani shqiptare dhe serbe janë rritur masat e sigurisë, pas thyerjes së qëllimshme të një kamere sigurie.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.
Sipas mediave të rajonit, instanca më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, që mbështet aleatin e saj ballkanas.
Sipas burimeve, sesioni është caktuar të mbahet në orët e mbrëmjes, ndërkohë që me kërkesë të vendeve perëndimore ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
KS diskuton për veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.
Sipas mediave të rajonit, instanca më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, që mbështet aleatin e saj ballkanas.
Sipas burimeve, sesioni është caktuar të mbahet në orët e mbrëmjes, ndërkohë që me kërkesë të vendeve perëndimore ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Doganat
Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet e bllokuar
Tensionohet situata në Mitrovicë
Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit. KS diskuton për veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin. BE, dritë jeshile planit për veriun
EULEX-i dhe Zyra Civile Ndërkombëtare mbështesin plotësisht planin e qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e doganave në veri të Kosovës. Mitrovica dy ditë para
Prishtina dhe Beogradi duket se po i mbledhin forcat rreth veriut të Kosovës. Teksa Prishtina zyrtare po bëhet gati për rikthimin nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicën e veriut, serbët lokalë tashmë po japin paralajmërimet për parandalimin e planit të Prishtinës.
Egjipt, Hoxhaj takon përfaqësues të KKT
Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me përfaqësues të Këshillit Tranzitor të Libisë.
Lajmet kryesore
Nishani: Vrasja e Konomit, akt i krimit të organizuar
"Prokurorët më të mirë po hetojnë"
"Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet e bllokuar