Nikoliç sërish në Moskë, me 11 shtator vizitë pune në Rusi

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin do të takohet më 11 shtator në Soçi me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliqin i cili do të qëndrojë në një vizitë pune në Rusi, njofton B92.
Në kumtesën nga Kremlini theksohet se Rusia është njëri nga partnerët udhëheqës investues e tregtar në Serbi dhe se këmbimi i mallrave ndërmjet dy vendeve në 2011 ka qenë në shumë se 2 miliardë dollarë dhe kjo është 42,5 më shumë se sa në vitin 2010.
Kjo është vizita e dytë e Tomislav Nikoliç në Rusi, brenda katër muajsh sa është kryetar i Serbisë.
Mediat serbe më herët kishin njoftuar se Tomsilav Nikoliç gjatë shtatorit, me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të takohet edhe me presidentin amerikan Barack Obama.