Serbia s’mund ta plotësojë kushtin e Schulz

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjeshiq, ka vlerësuar se nuk është emirë që në këtë fazë të procesit Serbisë t’i vihen kushte të cilat dihet se nuk mund të përmbushen.
“Nuk është mirë që sot neve në këtë fazë të procesit kushdo qoftë ai të na vërë kusht të cilin ata dhe ne e dimë se Serbia nuk mund ta përmbushë”, i ka thënë Grubjeshiq agjencisë serbe të lajmeve Beta.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schul, ka thënë se njohja reciproke e Beogradit dhe e Prishtinës është kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.