Prandelli, selektor i ri i Italisë

Cesare Prandelli do të jetë selektor i ri i Italisë për katër vitet e ardhshme, duke filluar pas përfundimit të Kampionatit botëror. Ish-trajneri i Fiorentinës të dielën ka arritur marrëveshje me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abate për drejtimin e Azzurrëve.
Prandelli do të prezantohet në detyrën e selektorit pas përfundimit të garës në Afrikën e Jugut. Ai do të zëvendësojë Marcello Lippin, i cili me Italinë fitoi titullin e kampionit të botës më 2006 dhe udhëheq ekipin në Botërorin 2010.