Rastësia e mirë dhe transformimi i qengjit në ujk
Ata që ende besojnë se në histori, me gjithë krimet e tmerrshme që ndodhin në të, prapë se prapë e mira triumfon mbi të keqen, se gjithmonë gjendet një forcë shpëtimtare që vjen prej diku, mund të lexojnë historinë e Kosovës. Aty do të gjejnë shembuj për besimin e tyre. Në kohën tonë të indiferencës ndaj shpjegimeve fetare të botës, këtyre shembujve do të mund t’ua vinim emrin “rastësia shpëtimtare”. Shqiptarët e Kosovës gjatë shekullit XX, falë kësaj rastësie, dy herë i janë shmangur vdekjes kolektive të nënshkruar në
zyrat e qeverive në Beograd. Rastësia e parë i përket fillimit të Luftës së Dytë Botërore, e dyta fundit të shekullit. Në vitet tridhjetë qeveria mbretërore në Beograd planifikonte një spastrim total të Kosovës nga shqiptarët. Vendi ku do të dërgoheshin ishte gjetur: Turqia e Ataturkut. Në mesin e viteve ‘40 plani duhej të përmbushej në tërësi. Më 1939 plasi Lufta e Dytë Botërore dhe pa kaluar as dy vite, ushtria gjermane pushtoi dhe shkatërroi Jugosllavinë monarkiste. Planet e saj të spastrimit etnik të Kosovës mbetën nën gërmadhat e Beogradit të bombarduar nga gjermanët. Një fatkeqësi e madhe që kishte pllakosur Evropën pati për rrjedhim të paparashikuar eliminimin e një fatkeqësie të organizuar të një populli të vogël në periferi të Evropës. Nga pikëpamja e historisë virtuale do të mund të thuhej se po të mos ndodhte Lufta e Dytë Botërore, sot shqiptarët e Kosovës do të bënin jetë të zhveshur minoritarësh në shkretëtirat e Anadollit. Dikush mund të thotë se shqiptarët iu gëzuan shpërthimit të konfliktit botëror. Nuk mund ta kishin një gëzim të tillë, pasi shumica absolute e tyre, të mbyllur në një jetë të izoluar rurale, nuk e dinin se çka po ndodhte në botë, e me siguri nuk ishin as në dijeni të planit të fshehtë të monarkisë në Beograd. Ata i kishte shpëtuar një rastësi historike, rastësi për të cilën nuk ishin të vetëdijshëm. Në fund të shekullit Millosheviçi i rimori planet e monarkisë dhe rinisi operacionin e vjetër të spastrimit. Zgjodhi një element të rëndësishëm të jetës mesjetare për ta koduar operacionin: patkoin. Mundësitë e shqiptarëve për të ndaluar qëllimin e tij ishin minimale. Kosova, përveç një lufte guerile, nuk mund të bënte asgjë më shumë, ndërsa Shqipëria sapo kishte dalë nga një anarki totale, me një ushtri tërësisht të shpartalluar pa bërë asnjë betejë. Me pak fjalë, përsëri
shqiptarët nuk mund të shpëtonin dot vetveten. Të tmerruar nga ajo që kishte ndodhur pak vite më parë në Bosnjë, shtetet perëndimore nuk ishin të gatshme të toleronin edhe një Srebrenicë tjetër në oborrin e tyre. Në kontekstin e një bote pa kriza të mëdha ditore Kosova u bë qendra e botës. Kështu, një varg faktorësh krejt rastësorë u kombinuan dhe NATO-ja nisi bombardimin e Beogradit për të çliruar Kosovën nga terrori i tij. Dhe qëllimi u arrit. Rastësia historike edhe një herë na buzëqeshi. Në kontekstin e pas shtatorit të vitit 2001 gjasa për të munguar një buzëqeshje e tillë do të ishte shumë herë më e madhe se të tjerat. Me një Amerikë të përqendruar në ndjekjen e terroristëve të Tora Borës, Millosheviçi do ta kishte shumë më lehtë të stigmatizonte rezistencën tonë guerile dhe rrjedhimisht edhe më lehtë të kryente punën e papërfunduar të etërve të tij monarkistë.
Por ç’ka tash e tutje? A duhet të vazhdojmë të bëjmë gjumin të qetë duke besuar se rastësia shpëtimtare është Zoti ynë që kujdeset për ne sa herë që vrasësit na trokasin në derë? Apo duhet të ndërtojmë një vizion tjetër të sigurisë kolektive? Përgjigjet më të mira në këto pyetje gjenden tek leksionet e historisë. Ato na mësojnë se rastësia historike i ndërron fytyrat. Ajo mund të ketë fytyrën e së mirës sot, por nesër mund të marrë fytyrën e së keqes. Ky ndërrim fytyrash ndodh në kontekstin e rrethanave dhe interesave gjeopolitike që ndryshojnë vazhdimisht. Prandaj, na duhet një vizion tjetër i sigurisë kolektive. Ky është vizioni që na thotë se duhet të punojmë për të qenë në gjendje të shpëtojmë vetën kur e keqja na troket në derë, ndërsa miqtë tanë të mëdhenj janë në skajin tjetër të botës duke u marrë me hallet e veta. Një vizion i tillë është identik me vizionin e ndërtimit të një shteti të fuqishëm demokratik me një ekonomi të zhvilluar. Në kontekstin tonë gjeopolitik, nuk duhet asgjë më tepër. Ne nuk jetojmë në gojën e një ariu të madh sikurse Gjeorgjia e Sakashvillit, por mes ujqish të vegjël. Krejt çka na duhet është që edhe ne të shndërrohemi nga qengji në një ujk të vogël. Të gjithë e dinë se respekti është aty ku është edhe frika.
Marrë nga gazeta “Express”
Autori është këshilltar i Kryeministrit të Kosovë