E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erë moderne në Pogradec

Rreth 35 piktura, nga të cilat 21 në vaj, realizuar nga Gentian Zeka dhe 14 piktura në akrilik realizuar nga Miron Topçiu, janë pjesë e ekspozitës "Nyja dhe shenja", e çelur këtë javë në qytetin piktoresk të Pogradecit, nga grupimi kulturor “Light” dhe Galeria e Arteve e qytetit të liqerit. Në këtë ekspozitë janë prezantuar punimet më të reja të piktorit të mirënjohur Gentian Zeka, ndërkohë që piktori i ri, Miron Topçiu prezantohet për herë të parë në qytetin e tij të lindjes. Piktura e Gentian Zekës, e cila tenton vazhdimisht t’i largohet konvencionales dhe në këtë aktivitet duket se është në kërkim të rrugëve të reja të shprehjes artistike. Ndërsa piktori i ri, Miron Topçiu, 16 vjeç, përdor befasueshëm artin modern, teksa paraqitet me disa prej krijimeve të tij të realizuara në Pogradec, por edhe në Bukuresht, (Rumani) ku ai jeton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›