E Diel, 1 Nëntor 2026

Rastet e falura nga amnistia fiskale

Sipas të dhënave, 186 subjekte kanë përfituar me kusht duke paguar shumën 95.610.499 lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë zhdoganuar 1.227 automjete për të cilat është paguar 50% e detyrimit doganor në vlerë 260.149.423 lekë duke përfituar faljen e të njëjtës shumë. Ndërkohë, sipas njoftimit, nuk kanë përfituar nga ky ligj 58 subjekte me detyrim deklarimi në ILDKP.

Ligji "Për legalizimin e kapitaleve dhe faljen e një pjese të borxhit doganor e tatimor ka efekt deri në 31 mars 2012. Ashtu sikurse është bërë e ditur, pas kësaj date, Doganat kanë paralajmëruar se do të mbledhin detyrimet me forcë. /Start/

                                                                                             2012-03-07 17:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›