E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kërkoheshin për trafik droge, pranga shqiptarëve

Në pranga ranë Sami Osmani, 59- vjeç, Naxhije Osmani 54-vjeçe dhe Enkelejda Tonuzi 33-vjeçe.

Këta shtetas kërkoheshin nga policia italiane, prej 8 vitesh, pasi në korrik të vitit 2004 ishin lëshuar plot 19 urdhërarreste. Në atë kohë, ishin sekuestruar 6 kg heroinë dhe 800 gramë kokainë.  Tre shtetasit, janë dënuar me nga 5 vite dhe 8 muaj nga Gjykata e Lartë në Itali.

Hetimet ndaj tyre kanë nisur që në vitin 2002, pas përgjigjeve telefonike në atë kohë, ku u zbulua një rrjet që shiste sasi të mëdha droge në qytetin e Lombardisë, Toskanës, Ligurias dhe Venetos. /Start/

                                                                                             2012-03-07 16:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›