Projekti për zgjatimin e Bulevardit, Berisha: Moment historik

Janë shtatë kompani në garë për të fituar tenderin. Në ceremoninë e çeljes së prezantimit të projekteve ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi këtë ngjarje si një moment historik për Tiranën.
Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk la pa akuzuar edhe ish-kryebashkiakun dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama, teksa e ka cilësuar si një piktor të dështuar.
“Paraardhësi ishte një piktor i dështuar, jo për faktin se nuk i shiteshin veprat por nuk kuptonte se njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të shohin por edhe të ecin, kjo është urbanistika dhe ky është dimensioni që qyteti pret. Le ta konsiderojmë këtë një fillim premtues”, theksoi Berisha.
Ai shtoi se Tirana do të shndërrohet në një metropol evropian me potenciale të mëdha. “Ata të cilët studiojnë pozicionin e këtij qyteti do të gjejnë një nga pozicionet më të rralla, më unike që mund t’ju kapë syri, jo në rajon por dhe në kontinent dhe më gjerë. E vendosur rrëzë malesh të veshura deri në majën e tyre me drurë, e rrethuar nga kodra dhe vetëm pak km nga deti, ky kryeqytet nxjerr në pah të gjithë madhështinë e veprave të ndërtuara në të. Këto që trashëgojmë ne sot, me të cilat edhe mburremi i përkasin kohërave të themelimit të Tiranës. Më vonë ra në një fatkeqësi. Tani Tirana pret këtë fillim”, u shpreh Berisha. Kryeministri tha se qeveria do të mbështesë çdo projekt pavarësisht ngjyrave partiake. /Start/
2012-03-08 10:09