Rastet kur qytetaret duhet te pajisen me viza
28/10/2010Gazmend Turdiu shprehet per menyren e levizjes se lire
Heqja e regjimit te vizave per qytetaret e Shqiperise qe duan te levizin ne hapesiren Shengen varet tani nga vendimi i Keshillit te Ministrave te Brendshem te vendeve anetare qe do te behet i njohur me 8 nentor. Nuk jane te shumte qytetaret e zakonshem ne Shqiperi qe dine cfare permban legjislacioni i vendeve ne hapesiren Shengen per hyrjen ne kete hapesire. Gazmend Turdiu diplomat karriere sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Puneve te Jashtme thote per Dojce Velen se ky legjislacion permban 4 lloje vizash qe emertohen sipas 4 shkronjave te para te alfabetit. Viza A eshte viza transit aeroportuale me ane te se ciles kontrollohet kalimi transit ne zonen e aeroportit. Shqiptaret nuk e kane provuar kete lloj vize ne hapesiren Shengen por vetem kur udhetojne ne aeroportet e Mbreterise se Bashkuar. Viza e llojit B eshte viza transit qe vlen per te hyre nga njera pike e kufirit te nje vendi te hapesires Shengen ne ate te nje vendi tjeter ku nuk mund te qendrosh me shume se 5 dite. Viza C eshte viza e qendrimit afatshkurter qe i lejon cdo qytetari te hyje ne hapesiren Shengen te qendroje 90 dite ne 180 dite apo 6 muaj te cilat mund ti shpenzoje te gjitha njeheresh ose mund te hyje nje numer te pakufizuar heresh por shuma e te gjitha diteve te qendrimit duhet te jete 90. Kusht i rendesishem eshte qe gjate kesaj periudhe personi nuk ka te drejte te punoje.
Qendrimi afatshkurter pritet te hiqet edhe per Shqiperine
Eshte pikerisht kjo lloj vize viza C e qendrimit afatshkurter qe pritet te hiqet edhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen me 8 nentor. Por ka edhe nje vize tjeter qe njihet si viza D ose e ndryshe e qendrimit afatgjate. Ajo merret nga ata persona qe kane siguruar nje kontrate pune. Me kete vize paraqiten ne vendin e hapesires Shengen ku do te punojne dhe marrin leje qendrimi. Kete vize e marrin edhe te gjithe ata qe bejne bashkim familjar qe studiojne ne nje vend te zones Shengen per periudha me te gjata se 90 dite ne 6 muaj. Vendet e BE-se te hapesires Shengen nuk liberalizojne kete lloj vize - thote Turdiu. Kjo do te thote se te gjithe qytetaret e Shqiperise qe kerkojne te shkojne ne vendet e hapesires Shengen per qendrime me te gjata se 90 dite duhet te paraqiten ne zyrat konsullore te ambasadave te vendeve te BE-se ne Tirane me dokumentacionin perkates.
Asgje nuk ndryshon ne regjimin e vizave per qendrim afatgjate
Luigi Brusa kryetari ne detyre i delegacionit te BE-se ne Tirane thote per Dojce Velen se per te gjitha rastet e qendrimit me te gjate se 90 do te vazhdoje si deri me tani regjimi i vizave paraqitja e dokumentacionit zyrtar perkates plotesimi i formulareve. Personat qe deshirojne te qendrojne ne vendet e hapesires Shengen per nje kohe me te gjate per pune studime apo arsye te tjera duhet te aplikojne ne zyrat konsullore. Lidhur me vizat e qendrimit afatgjate asgje nuk do te ndryshoje - thekson ai.
Procedura nacionale nga secili vend i hapesires Shengen
Per keto lloj vizash BE-ja ka legjislacionin perkates te unifikuar ne te gjitha vendet anetare. Por secili vend gezon te drejten per te pasur vecorite e veta kombetare lidhur me procedurat e dhenies se vizave afatgjata. Cdo shtet ka specifikat e veta qe reflekton permes legjislacionit te tij. Nese flasim per parime te njejta ne aspektin e pergjithshem kur vjen fjala per detaje aty pastaj eshte legjislacioni i secilit vend qe vendos - thote Gazmend Turdiu. Zyrat konsullore dhe sektori i vizave ne ambasadat e vendeve te BE-se ne Tirane do te vazhdojne te permbushin kerkesat e qytetareve te Shqiperise per viza te qendrimit afatgjate.
Marre nga Dojce Vele