E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti “Medicus”, në tetor

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 12:09

Procesi gjyqësor në rastin “Medicus” do të fillojë më 4 tetor të këtij viti. Të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është vendosur që procesi gjyqësor në këtë rast të mbahet në muajt tetor - nëntor dhe janë caktuar të mbahen gjithsej 17 seanca.

Aktakuza në rastin “Medicus” është konfirmuar në maj, kurse këtë muaj prokurori special i EULEX-it ka ngritur një aktakuzë të dytë kundër dy shtetasve të huaj, turkut Yusuf Ercin Sonmez dhe izraelitit Moshe Harel.

Aktakuza e ngritur e akuzon Yusuf Ercin Sonmez për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore, krim të organizuar dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Moshe Harel akuzohet për veprat penale të trafikimit të personave dhe atë të krimit të organizuar. Këto shkelje pretendohet se janë kryer në vitin 2008 në klinikën “Medicus” në Prishtinë dhe kanë përfshirë shumë viktima prej shteteve të ndryshme. (bk)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›