E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj e uron sekretarin Ban

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 12:19

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, me rastin e rizgjedhjes në këtë post nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur kënaqësinë e tij për konfirmimin unanim të Ban Ki Moon si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për një mandat të ri, duke vlerësuar lartë përkushtimin e tij për paqen dhe prosperitetin në botë në mandatin e kaluar.

Duke iu referuar faktit se Ban Ki Moon ka qenë dëshmitar i shumë proceseve të rëndësishme për Republikën e Kosovës, Ministri i Jashtëm i Kosovës ka vlerësuar lartë angazhimin e tij gjithnjë shumë pozitiv dhe konstruktiv në këto procese.

“Jam i bindur se Ju do të vazhdoni përkrahjen dhe konstruktivitetin Tuaj rreth Republikës së Kosovës në mandatin Tuaj të dytë dhe se Ju do të jeni, po ashtu, dëshmitar i shumë proceseve të tjera të rëndësishme për Republikën e Kosovës, ndër të cilat edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Ministri Hoxhaj në telegram, duke shprehur besim për thellimin e bashkëpunimit me Ban Ki Moon gjatë mandatit të tij të dytë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›