Rasti Medicus, arrestohet mjeku turk

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 22:00
Autoritetet turke kanë arrestuar doktorin Yusuf Sonmez, i cili besohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anatolia, sipas së cilës policia e ka marrë në pyetje Sonmezin - i akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë, në bashkëpunim me klinikën Medicus.
Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel, ka deklaruar në Prishtinë gjatë seancës konfirmuese për rastin "Medicus", se personat e varfër ishin dërguar në Kosovë bazuar në premtime false se do të paguheshin nëse jepnin veshkat.
Këto të fundit shiteshin në tregun e zi të organeve.
Ratel e përshkroi Sonmezin si “pjesëmarrës kyç në operacionet” e kryera në klinikën private Medicus. (rel)