E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galluci: Kosova-çfarë belaje!

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 11:46

Me titullin “Kosova-çfarë belaje!”, amerikani Gerard Galluci, ish administrator i UNMIK-ut në Mitrovicë, i cili njihet për opinionet e tij kundër shqiptarëve të Kosovës, në këtë mënyrë e cilëson shtetin e Kosovës.

Ai në një shkrim autorial të botuar në TransConflict, një faqe interneti që është vetëm në gjuhën serbe dhe angleze, nis komentin e tij, sipas të cilit ditëve të dimrit kur asgjë nuk pritet të ndodhë, megjithatë Kosova ka prodhuar lajme të keqija. Sipas tij, një prej tyre ka të bëjë me zgjedhjet e mbajtura keq dhe të manipuluara shumë.

Përveç lajmit të keq për zgjedhjet, Galluci përmend edhe raportin e DickMartyt, të dërguarit special të Këshillit të Evropës, sipas të cilit në vitin 1999, është kryer trafikim me organe të personave të zënë rob nga ana e ish UCK-së.

Lajmin tjetër të keq që ka prodhuar Kosova, Galluci përmend në komentin e tij edhe një raport tjetër sipas të cilit vendi ka dështuar të mbrojë dëshmitarët që do të dëshmonin për krimet e luftës.

Sipas tij, mbështetësit amerikanë dhe evropianë, është thënë se kanë anashkaluar të gjitha këto, në emër të stabilitetit politik të vendit, ndërkohë që Galluci thotë në komentin e tij se zyrtarët më të lartë të Kosovës këtë raport e kanë cilësuar si propagandë naziste, atë që gazeta Washington Post e ka cilësuar si “gjueti shtrigash” ndaj shqiptarëve që kanë ndihmuar përpilimine raportit të Martyt.

Më tej Galluci shkruan se e gjithë kjo vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe OKB janë duke munduar të të lehtësojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës që disa shpresojnë se do të çojnë në negociata dhe marrëveshje të mundshme mbi çështjet e mbetura politike që kanë bllokuar Kosovën të ecë përpara.

“Më pak se 40 përqind e shteteve të botës anëtare të OKB-së e njohin pavarësinë e Kosovës, pavarësisht vendimit të fundit nga Katari (shteti i 73) për ta bërë këtë. Pesë anëtarë të BE-së vazhdojnë të refuzojnë njohjen. Duket qartë se Kosova do të arrijë përvjetorin e tretë të deklarimit të vet për pavarësi në shkurt, si shtet ende I pa-përfunduar”, shkruan më tej Galluci në komentin e tij.

“…duket e mundshme që përvjetori I shpalljes së tretë të pavarësisë, ta gjejë Kosovën pa një qeveri, apo me një të tillë shumë të dobët nga akuzat e vazhdueshme për korrupsion dhe mashtrimit zgjedhor, një koalicioni që nuk mund të jetë në gjendje të mbijetojnë një votim të mosbesimit dhe të një udhëheqje që do të ketë pak vende, përfshirë edhe "miqtë" për ta mbështetur. Negociatat për çështjet thelbësore në këto kushte nuk ka gjasa të jenë të frytshme në qoftë se ato të ndodhin”, shkruan më tej ish administratori i Mitrovicës, i cili ka qenë I padëshirueshëm nga shqiptarët.

Ai më tej jep katër arsye, përse sipas tij ndodh tërë kjo.

E para: vendimi i shteteve të Quintit për të shtyrë përpara shpalljen e njëanshme të pavarësisë pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke tentuar ta lënë mënjanë OKB-në.

E dyta: diplomaci efektive e Serbisë që bëri pyetje për ligjshmërinë e deklarimit të pavarësisë dhe për të parandaluar një lumë votash të njohjeve.

E treta: mbajtja e vijës së ashpër në mesin e përkrahësve të pavarësisë - sidomos SHBA dhe Britanisë së Madhe – që të mos pranohet asnjë formë kompromisi me Beogradin, derisa ata mbështesin përpjekjet e Prishtinës për të detyruar serbët e Kosovës të futën nën juridiksion

E katërta: marrja nga SHBA-të dhe BE-ja të strategjisë së lidershipit nga UNMIK-u dhe EULEX-i në mënyrë që joshë shqiptarët e Kosovës për t’i vënë ata nën kontroll dhe të ruajë stabilitetin.

Sipas Gallucit, çështja e vërtetë është tani se si të shkohet përpara me një Kosovë që jo vetëm që nuk është e plotë, por ka të ngjarë të mbetet kështu një kohë të pacaktuar pa një marrëveshje politike që të dy palët do të pranojë, dhe pa tutelën e vazhdueshme ndërkombëtare, për shumë vite që do të vijnë.

Ai thotë se kjo nuk duket të jetë vetëm një rrugë përpara, për të huajt që të bëjnë një tjetër përpjekje për të arritur një zgjidhje politike, por këtë herë këtë duhet ta bëjë edhe vetë Beogradi.

“Shqiptarët e Kosovës nuk mund të vazhdojnë deri në fund negociatat për aq kohë sa ata ndjekin kërkesat e tyre maksimaliste për të gjitha çështjet e tyre. Në të vërtetë, ata do të duhet të jenë të detyruar të kërkojnë që me forcë, gjatë negociatave të kërkojnë për të provokuar destabilitet brenda Kosovës apo të rajonit për gjashtë-anëtaret e Grupit të Kontaktit si SHBA, Britania e Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës plus Rusisë, si "mjet negocimi”, të cilat duhet të punojnë së bashku me Beogradin për një strehë politike që e pranon pavarësinë e Kosovës si një fakt, por edhe që i njeh interesat serbe, duke përfshirë ekonomike dhe tregtare dhe vis-a-vis të Kishës dhe në veri me shumicë serbe. Belaja ku është future Kosova, kërkon një qasje të re për të filluar pastrimin", shkruan Gerard Galluci. (Zhurnal)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›