E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramushi po vjen neser tubim masiv ne Prishtine

Prishtine 11 janar NOA - Kryeqyteti i Kosoves Prishtina eshte mbushur sot me tabela paralajmeruese per ardhjen ne Kosove te liderit te AAK-se Ramush Haradinajt i cili po mbahet ne Tribunalin e Hages.

Ky njoftim ka zgjuar kureshtjen jo vetem te qytetareve te Prishtines por edhe te opinionit te gjere. Madje eshte formuar edhe Keshilli Organizativ i cili ka parapare qe te organizoje manifestimin me moton Ramushi po vjen Ky manifestim organizohet ne mbeshtetje te strategut dhe udheheqesit te luftes per liri te UK-se dhe te ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj raportojne mediat kosovare.

Sipas keshillit organizativ ky manifestim do te mbahet diten e merkure me 12 janar perballe Teatrit Kombetar me crast do te organizohet edhe nje koncert ne shenj perkrahje te Ramush Haradinajt.

Pra nuk behet fjale per ardhjen ne Kosove te Ramush Haradinajt por per nje manifestim ne perkrahje te Haradinajt i cili prej 21 korrikut te vitit te kaluar po mbahet ne qendren e paraburgimit ne Tribunalin e Hages bashke me dy te akuzuarit e tjere Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›