Policia konfiskon targat e leshuara nga Serbia
Prishtine 11 janar NOA - Ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi ka dhene urdher qe targat e Serbise te leshuara per rajonet e Kosoves qe jane pare ne veri te vendit te konfiskohen.
Rexhepi ka theksuar se shteti i Kosoves nuk do te toleroje qe me keto targa te shkelet sovraniteti i vendit raportojne mediat kosovare.
Beogradi ka leshuar ne qarkullim tabela me kodin nderkombetar te Serbise SRB edhe per shtate rajonet e Kosoves. Rajoni i Mitrovices sipas tij do ta kete kodin KM qe do te jete i shenuar nen simbolin e Republikes se Serbise nderkaq rajoni i Prishtines PR i Ferizajt UR.
Tashme neper rruget e Kosoves e sidomos ne veriun e Mitrovices ne komunat e banuara me shumice serbe sikurse ne Zvecan Leposaviq dhe Zubin Potok jane pare te vendosura keto targa. Gjithashtu Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41 sa kishte dhe duke i perfshire edhe komunat e Kosoves tashme i ka 59 kode komunale.
a.k/NOA