E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Meta rizgjon ceshten e rolit te drejtesise ne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi

Baze Vendimi i kolegjit per fat te keq ishte i pritshem

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Mero BazeDrejtori i te perditshmes Tema analisti politik Mero Baze mendon se vendimi i Kolegjit Penal per fat te keq ishte i pritshem dhe sipas tij jo per shkak te besimit qe ka opinioni publik tek drejtesia por per shkak te mosbesimit qe opinioni ka per drejtesine. Sinqerisht ajo qe ishte e papritur nga vendimi i Gjykates se Larte eshte festimi nga ana e qeverise per kete deshtim te ri te drejtesise shprehet Mero Baze per DW-ne. Ata qe duhet te rrine kokeulur dhe te kerkojne falje per shqiptaret se kane perdhosur institucionet e drejtesise festojne qe e kane vene nen kembe drejtesine. Duke marre peng te ardhmen europiane te Shqiperise kur dihet se drejtesia eshte nje nga kushtet e anetaresimit te vendit ne BE. Gjeja me e rende qe po ndodh eshte se shteti feston per konsolidimin e kultures se mosndeshkimit ne vend. Pushteti feston qe nje tjeter gjyq ndaj zyrtareve te larte ka perfunduar duke nenshtruar drejtesine. Pas shmangies se procedurave per ish ministra te tjere te kabinetit per ceshtje te tjera tani kemi shmangien e ish numrit 2 te qeverise i cili u pa me ze dhe me figure nga te gjithe duke folur per miliona ne televizion por qe u shpall si i pafajshem. Fakti qe qeveria dhe pushteti po e festojne kete gje do te thote se ata po gezojne per ngulitjen dhe legjitimimin e kultures se mosndeshkimit ne Shqiperi.

ili Procesi gjyqesor kishte natyre politike

Por drejtori e te perditshmes Mapo analisti politik Henri ili e vlereson ndryshe vendimin e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ne Tirane per ta shpallur te pafajshem ish zevendeskryeministrin dhe ministrin e jashtem Ilir Meta. Sipas ilit procesi gjyqesor qe bazohej ne nje video pergjim te bisedes mes Metes dhe ish ministrit te Energjitikes Dritan Prifti kishte natyre politike. Ajo ishte nje ngjarje politike dhe qe te kthehej ne nje ngjarje juridike donte disa parakushte te tjera thote Henri ili per DW.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Henri ili Kjo ishte nje lufte politike brenda korridoreve te pushtetit. Ne demokraci ne duhet te mesohemi me faktin se ajo qe eshte politike dhe eshte e papajtueshme eshte amorale dhe fajtore mund te mos jete juridikisht e njejta gje pra mund te mos jete e papajtueshme amorale dhe fajtore. Ky eshte rasti tipik per Ilir Meten. Nuk kishte elemente te cilet sipas mendimit tim do te conin ne nje fajesi juridike. Kjo nuk ka ekzistuar qe ne fillim. Dhe mendoj se drejtesia ka dhene nje vendim te drejte. Pavaresisht se neve mund te na duket duke e degjuar nje dicka te tille se kemi te bejme me nje gje te pamoralshme te paligjshme dhe se mund te kemi te bejme me korrupsion politik. Une do te thoja se kultura e mosndeshkimit ka elemente dhe parametra krejt te tjere te cilat duhet te vijne ne cdo rast qe te behen juridike dhe te mos mbeten politike. Dua te them se rasti Meta eshte tipik i kesaj natyre.

Gjyqi ndaj ish zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Ilir Meta aktualisht kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim ka nisur ne muajin maj 2011. Shkak ishte publikimi ne janar te atij viti te nje video pergjimi qe kishte ne fokus nje bisede mes Metes dhe ish ministrit te Energjitikes Dritan Prifti ne ate kohe njeri prej eksponenteve kryesore te LSI-se. Sipas videos behej fjale per afera korruptive per qellime fitimi dhe favorizim ne punesimin e disa simpatizanteve te LSI ne administrate.

Prifti paralajmeron publikimin e materialeve te tjera

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeIlir Meta e ka pershkruar video pergjimin si nje trukim qe synon goditjen ndaj tij ne menyre politike. Nderkohe qe Dritan Prifti ka mbrojtur vertetesine e videos duke paralajmeruar publikimin e materialeve te tjera qe vertetojne afera korruptiove sipas tij.

Prokuroria para disa diteve kerkoi 2 vjet heqje lirie per Meten dhe nje gjobe prej 1 milion lekesh me akuzen e korrupsionit aktiv. Por te henen pasdite Kolegji Penal i Gjykates se Larte vendosi ta shpalle te pafajshem Ilir Meten duke rrezuar ne te njejten kohe dhe provat e servirura nga Prokuroria. Brenda 15 diteve do te behet publikimi i plote i arsyetimit te 5 gjyqtareve te Kolegjit te Apelit per ceshtjen ne fjale.

Autor Arben Muka / Tirane

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›