E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kunder korrupsionit ne Shqiperi - Drite-hijet e nje procesi te pazakonte

Gjykata e Larte ne Tirane shqiptoi vendimin ne ceshtjen ndaj njeres prej figurave me te rendesishme politike te periudhes se tranzicionit ne Shqiperi Ilir Metes kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim. Pas ketij procesi me e rendesishmja nuk eshte ceshtja e fajit apo mosfajit por sfida e korrupsionit dhe menyra se si perballet me te shoqeria ne Shqiperi.

Ndonese vendimi u dha ceshtja mbetet e hapur dhe per opinionin shume pikepyetje nuk kane marre ende pergjigje. eshtja Meta ka lene gjurme ne jeten politike e shoqerore te Shqiperise sepse ishte pikerisht ky rast prej nga mori shkas nje nga protestat me famekeqe ne vend ajo e 21 janarit 2011. Pas publikimit te videos ku flitej per manipulim tenderi me shuma marramendese per shqiptarin e thjeshte mungoi analiza e kthjellet dhe konstruktive per permbajtjen e saj. Debati u perqendrua vetem tek vertetesia apo jo e imazheve.

I pandehuri i shpallur i pafajshem Ilir Meta ka mbajtur postet me te rendesishme ne ekzekutivin shqiptar duke qene madje edhe kryeminister dy here zevendeskryeminister minister i Jashtem dhe i Ekonomise. Ai eshte me shume i njohur ne jeten politike shqiptare me qendrimet e tij konfliktuale me Partine Socialiste qe cuan si rrjedhoje ne krijimin e Partise Levizja Socialiste per Integrim. Pozicionimet mjaft elastike por te diskutueshme te Metes bene qe ai te luaje rolin percaktues ne zgjedhjet e fundit parlamentare. LSI-ja ndonese votat i merr duke propaganduar nje program politik te majte beri spostimin spektakolar duke u futur ne koalicion me partine demokratike nje parti te djathte. Deri me sot nuk jane te qarta kompromiset politike dhe ideologjike qe iu desh te beje LSI-se per te hyre ne nje koalicion te pazakonte me nje force te djathte. LSI-ja qe rendom quhet partia e Metes cka deshmon per dominancen qe ai ka ne kete grupim politik arriti te marre nje perfaqesim shume me te larte ne qeverisje nga sa do ti takonte aritmetikisht nisur nga numri i kufizuar i deputeteve qe ka ne parlament.

Nga sa me lart nje proces gjyqesor kunder nje figure te tille do te meritonte nje vemendje shume me te madhe. Ne qender te procesit qendronte akuza per korrupsion e ilustruar me imazhe te drejtperdrejta filmike. Videoja u be publike nga njeri prej ish- bashkepuntoreve me te ngushte te Ilir Metes Dritan Prifti i cili ishte nismetari apo katalizatori i koalicionit qe sot qeveris vendin. Nje vit i gjate hetimesh perfshire edhe eksperte qe analizuan per vertetesine e videos u shoqerua me akuza te ndersjellta jo vetem mes protagonisteve por me tej midis kampeve politike deri edhe me institucionet e prokurorise gjykates dhe ekzaminuesve teknike. Nje fakt ky qe tregon se institucionet shqiptare jane akoma larg te qenit te pavarura ne punen e tyre. Rrethana te tilla hedhin drite-hije ne profesionalizmin e trajtimit te ceshtjes.

Me shpalljen e Ilir Metes i pafajshem ai arriti de juro nje fitore personale dhe po ashtu koalicioni qeverises mund te vazhdoje ta mbaje pushtetin duke perfshire edhe Meten ne trupen e vet. Nga ana tjeter ne shoqerine dhe politiken shqiptare do te mbeten me shume pyetje dhe dilema se deri me sot. Korrupsioni ne dhjete vitet e fundit eshte ulur kembekryq ne shoqerine shqiptare. Madje edhe vete qeverite e pranojne ate si te mireqene duke e cilesuar luften kunder tij si shume te veshtire dhe deri me tani jo efikase. Vendimi i marre sot eshte de facto nje denim kunder Dritan Priftit per akuze te rreme madje edhe me shume se kjo per mashtrim dhe manipulim. Megjithate ky i fundit zor se do te pranoje te heshte ndaj nje verdikti te tille qe edhe pse jo de juro i jep atij nje ngarkese te rende sidomos ne syte e votuesit shqiptar.

Procesi Meta pati nje risi faktin qe per here te pare prokuroria me pretencen e saj arriti ti kerkoje gjykates denimin me burgim per kryetarin e nje partie qe eshte aktualisht ne koalicion qeverises. Por me e rendesishme eshte se si do ta perceptoje shoqeria shqiptare si ceshtjen Meta ashtu edhe verdiktin e drejtesise. Me se voni kjo do te reflektohet me voten ne zgjedhjet e 2013-es.

Autor Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›