Rasti "Tahiri", debate në KQZ
Llamba inkandeshente, mikrokamera dhe stilolapsa të pajisur me kamera dhe regjistrues është fenomeni i paparashikueshëm që shkaktoi debate mes anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas incidentit që ndodhi në njësinë numër gjashtë me kandidatin e PS-së, Saimir Tahiri, ku u evidentua për herë të parë prania e këtyre mjeteve, KQZ zhvilloi mbledhjen e saj të parë, ku përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti, raportoi se komisionerë të Partisë Socialiste janë të pajisur me stilolapsa të cilët kanë në vetvete kamera dhe regjistrues të fotografisë që ajo bën. Njëkohësisht, Kosovrasti u shpreh se komisionerët kanë edhe llamba inkandeshente përmes të cilave tentojnë të bëjnë verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve me të cilat votohen, pasaportat dhe kartat e identitetit. Fenomeni u pranua nga përfaqësuesi i PS-së, Gjonçaj, i cili u shpreh se llambat janë një mënyrë verifikimi dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga kjo.
KQZ u tërhoq për shumë minuta për të vendosur se cila do të ishte mënyra e saj e reagimit në këtë rast. Para se të merrej vendimi, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli, në një komunikim me mediat, referuar disa neneve si 105, 106 dhe 107 të Kodit Zgjedhor, deklaroi se çdo material tjetër, jashtë listës së materialeve që duhet të jenë brenda një qendre votimi të miratuar nga KQZ, është i jashtëligjshëm. Megjithëse mbledhja që nisi disa minuta më vonë degjeneroi në përplasje mes anëtarëve të KQZ, aq sa nënkryetarja e tij, Dëshira Subashi braktisi mbledhjen. Administrata e KQZ paraqiti para anëtarëve një projektvendim, i cili në tërësi u kujtonte komisionerëve se cilat janë detyrat e tyre. Pika 2 e këtij drafti parashikon se, nëse komisionerët vërenin fenomene të materialeve jashtë listës së miratuar në KQZ, duhet ta shënonin në procesverbal dhe më pas do të shqyrtohej nga KQZ. Anëtarët e majtë të KQZ, Subashi, Laze dhe Varfri e kundërshtuan projektvendimin, pasi sipas tyre komisionerët e dinin shumë mirë se cilat janë detyrat e tyre. Ky projektvendim nuk mund të jetë mbi udhëzimin", u shpreh një prej anëtarëve, Pandeli Varfi. Ndërsa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, vlerësoi se akti është "në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor". Ndërsa një prej anëtarëve të djathtë, Klement Zguri, deklaroi se veprimet e komisionerëve të PS-së janë "tendencë e rrezikshme për të dubluar institucionin".
Momentet në vijim ishin mjaft të tensionuara. Nënkryetarja e KQZ mori fjalën, duke shpjeguar nga ana ligjore situatën, ndërsa disa herë u ndërpre nga përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti, me fjalën "gënjen". Pas kësaj akuze, nënkryetarja reagoi ashpër, duke akuzuar KQZ për "mungesë etike". "O Njazi Kosovrasti, kujt i thua ti gënjen. Si guxon ta përmendësh atë fjalë. Unë bëj detyrën time me profesionalizëm, ndërsa ti thua gënjen. Ky institucion nuk ka pikë etike", deklaroi Subashi, duke dalë nga salla. Pas largimit të saj reaguan dy anëtarët Laze e Varfri, pasi sipas tyre raste të tilla janë të përsëritura. KQZ miratoi 4 me 2 projekt-draftin, duke konsideruar se çdo mjet jashtë atyre që ka miratuar KQZ është i paligjshëm. Ndërsa Subashi shpjegoi edhe një herë në një komunikim me mediat qëndrimin e saj për projekt-udhëzimin.
Reagimet
Policia: Ja e vërteta për atë çfarë ndodhi në Kombinat
me Saimir Tahirin
Nishani: Asnjë truprojë apo gardist
nuk ka dhunuar kandidatin e PS-së
Menjëherë pas konfliktit të Saimir Tahirit me disa përfaqësues të Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila ka deklaruar se asnjë prej atyre personave nuk është punonjës i kësaj strukture apo i Gardës së Republikës. Ky reagim ka ardhur pasi Tahiri ka pretenduar se truproja e Nishanit ka udhëhequr grupin, duke e dhunuar. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Brendshëm ka deklaruar se hedh poshtë pretendimet e Kastriot Islamit se truproja e Nishanit është konfliktuar me kandidatin për deputet, Saimir Tahiri. Sipas Ministrisë së Brendshme, Tahiri është konfliktuar me komisionerët e qendrës së votimit, të cilët i sekuestruan atij një stilolaps me kamera përpara qendrës së votimit. "Asnjë prej komisionerëve nuk është punonjës i Ministrisë së Brendshme apo Gardës së Republikës", përfundon ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Ndërsa policia deklaroi se sherri ka pasur pikënisje nxjerrjen jashtë të një vëzhguesi të Partisë Socialiste. Sipas policisë, rreth orës 09:45, në qendrën e votimit nr. 1862, pranë shkollës "Shyqyri Peza" në Kombinat, nga komisioni i qendrës së votimit është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për nxjerrjen jashtë të shtetasit Mihal Xhaka, 47 vjeç, lindur në Memaliaj, Tepelenë, dhe banues në Tiranë, vëzhgues i subjektit politik të Partisë Socialiste, i cili sipas KQV-së mbante sende të palejuara në qendrën e votimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në Qendrën e Votimit Nr. 1862, dhe kanë marrë në dorë nga Komisioni i Qendrës së Votimit, vendimin nr. 01, datë 28.06.2009, për thirrjen e policisë për të ndërhyrë, i firmosur dhe i vulosur nga i gjithë komisioni, në të cilin është kërkuar që ky person të shoqërohet dhe sendet të mbahen në komision. Policia ka nisur punën për kryerjen e këtyre veprimeve, por me mbërritjen e shërbimeve të saj, Komisioni i Qendrës së Votimit mori një vendim të dytë me shumicën e anëtarëve të tij që "shtetasi Mihal Xhaka të mos shoqërohet në polici dhe të zëvendësohet me një tjetër, duke shfuqizuar vendimin nr. 01, të këtij komisioni". Shërbimet e policisë, bazuar në nenin nr. 7 të udhëzimit nr. 7, datë 23 mars 2009, të KQZ-së "Për miratimin e detyrave të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë në zgjedhjet për Kuvendin 2009", morën masa për largimin nga qendra e votimit të shtetasit Mihal Xhaka. Pas rivendosjes se rendit në qendrën e votimit, forcat e Policisë së Shtetit u larguan për në vendqëndrimet e lejuara të policisë.