Zhan Todt, pasardhësi i Maks Moslit te FIA
Cikli i Maks Moslit në krye të FIA-s po vjen drejt fundit dhe tashmë ka filluar shqyrtimi i kandidatëve që mund të emërohen në vend të tij. Sipas "The Times", favoriti është Zhan Todt, ish-drejtuesi i Ferrarit, që punon në Federatën Ndërkombëtare si president i "Safetyaware" (organizatës që promovon teknologjinë moderne për sigurinë në makina). Edhe Mosli mendon se francezi është personi ideal për FIA-n, por emërimi i Todt dhe lidhja e tij me "kokëkuqen" nuk shihen me sy të mirë nga skuadrat e tjera në Formula 1.