E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti paralajmëron Berlinin për "autogol" në krizën e euros

Kryeministri italian Monti viziton sot Berlin. Gjatë takimit me kancelaren gjermane Merkel do të diskutohet për hapat e mëtejshëm në luftën kundër krizës së euros. Monti ka kërkuar së fundi shteteve në krizë, të cilat kërkojnë mbrojtjen e ombrellës së përhershme të shpëtimit për euron ESM, të mos u vihen kushte shumë të rrepta. Në të njëjtën kohë ai thekson përparësitë e nismave për rritje ekonomike.

Ai paralajmëroi para takimit se një "autogol" me pasoja paradoksale për Gjermaninë në krizën e euros. Kjo mund të ndodhë, në rast se Bankës Qendrore i bllokohet ndërhyrja e saj te obligacionet shtetërore me qëllim zbutjen e disekuilibrit, tha Monti për numrin e sotëm të gazetës "Il sole 24 ore".

Takimi në Berlin i takon një vargu takimesh në lidhje me krizën. Të enjten e kaluar kancelarja bashkërendoi qëndrimet në Berlin me presidentin e Francës Hollande. Të premten ajo priti kryeministrin grek Samaras. Hollande nga ana tjetër pritet më 4 shtator në Romë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›