Gjebrea: E ardhmja mister, kontrata me “Të Dielën Shqiptare” përfundoi
TIRANE- Na duket sikur kemi mbi 30 vjet që e njohim. E kemi parë në emisione, në festivale, në skena si drejtues dhe së fundmi, prej tre vjetësh, e kemi mikun e përjavshëm të së dielës tonë. Kemi lexuar shumë për të, nga thashethemet e deri të vërtetat, dhe në fakt menduam se e njihnim, por nëpërmjet rrëfimit të sinqertë për "Summer Pages", Ardit Gjebrea, tregon pa doreza, historitë e jetës së tij, nga humbja e një fëmije deri te mbyllja e kontratës me të "Dielën Shqiptare".
Anna, ishte një vendim i paramenduar, apo thjesht rastësi?
Ne e donim shumë Annën, donim që të na vinte. Para se kjo të na ndodhte patëm një fatkeqësi, humbëm një fëmijë pa u bërë ende 3 muaj. Patëm shumë dhimbje, por kjo s'na ndaloi. Kështu që Anna nuk ishte vetëm një fëmijë i dëshiruar nga ne, por edhe i insistuar nga ne. Mund të them që i ka dhënë një dimension tjetër jetës sonë.
Në çfarë sensi?
Joni tashmë është 20 vjeç dhe ne i kishim harruar detajet e imta si ishte rritur. Sigurisht që mbajmë mend shumë nga Joni, por tashme të tre po e përjetojmë fort këtë rilindje në familjen tonë.
Si ja thatë Jonit faktin që prisnit një fëmijë tjetër?
Joni historikisht e ka dashur një motër, kështu që problemi nuk qëndronte si do ia thoshim ne Jonit, sepse Joni na e thoshte përditë neve këtë gjë, kështu që ne i plotësuam edhe një dëshirë atij.
Po ju kur e morët vesh?
Ishte një surprizë për ditëlindje, më e bukura që kam marrë ndonjëherë.
Sa kohë i kushtoni vajzës, duke qenë se preokupimet e juaja të përditshme zënë goxha vend?
Ajo që është e vërtetë lidhet me faktin se unë shkoj më shpejt në shpi tani, se sa, dikur. Tani maksimumi jam në shtëpi në orën 6-7 të pasdites dhe kur mundem, e kaloj gjithë kohën me Annën. Vij pak më vonë në punë se zakonisht, pasi pres deri sa ajo të zgjohet. Vetëm kur ajo nuk zgjohet dhe s'do t'ia dijë për mua, i dëshpëruar iki për në punë. Kur ajo është zgjuar, mëngjesin e hamë bashkë. Unë e marr në prehër dhe në varësi të mëngjesit marrim një pirun të madh e një të vogël, ose kur hamë qumësht me Cornflakes marrim një lugë të madhe dhe një të vogël dhe kur afrohet fundi, kthehet në një betejë të vërtetë mes nesh, pasi secili "sulmon" për të marrë lugën e fundit, dhe kur vjen puna te qumështi, ajo ma rrëmben tasin dhe e kthen të tërin për vete dhe unë jam babai më i lumtur.
Me sa duket i ngjan babit për oreks?
Sigurisht më ngjan mua dhe gjëja më e mirë është se ajo është mësuar të haje gjithçka, do të provojë gjithçka që ha unë dhe sa herë unë ulem, ajo është në prehrin tim.
Cila ka qenë fjala e parë që ka thënë Anna?
Fjala e parë sigurisht ka qenë "mama", e dyta "baba" dhe e treta "da da" sepse do vetëm të dali shëtitje.
Të kthehemi pak te djali i madh i familjes tuaj, Joni, me të cilin keni qenë mjaft i lidhur, por prej pak muajsh jeni ndarë si pasojë e studimeve që po kryen në Austri. E ndjeni shumë mungesën e tij?
Sigurisht që e ndjejmë shumë. Për fat, ai është tani këtu për të rishkuar atje në shtator. Në fakt, e ndjejmë shumë mungesën e tij, por edhe nuk e ndjejmë sepse ai është shumë i lidhur, nuk do të thosha vetëm me ne, por edhe me shoqërinë e tij. Ka një tërheqje magnetike nga Tirana, dhe me rastin më të parë, ai gjen të gjitha motivet për të ardhur në shtëpi. Ai vjen shpesh por edhe ne shkojmë në Vjenë, sa herë ndjejmë kapërcimin e mallit.
Si i shkojnë jetesa atje, studimet?
Çdo gjë i shkon mirë. Tashmë ai është i rritur për të qenë autonom, e ka të qartë që gjithçka duhet ta përballojë vetë, është i vetëdijshëm që tashmë ka jetën përpara. Unë mendoj që deri këtu përmbusha detyrimet e mia si prind dhe tanimë ai e ka gjithçka vetë në dorë. Tashmë jemi shokë dhe më pëlqen shume kur qëndroj me të dhe me bën shoqëri.
E njohu Anna, Jonin kur erdhi si i thërret?
I thërret Noni. Anna jo vetëm që e njeh por edhe kur ka qenë më e vogël e ndjente mungesën e tij, dhe shpeshherë kur Joni nuk është, kërkon tek fotografitë, e merr një të tijën që ne kemi në dhomën e gjumit dhe i thotë "Noni mirmëngjes".
Joni dhe Anna në të parë i ngjasin më shumë Anilës. Je ndopak xheloz?
Kurrsesi. Përkundrazi, jam shumë i lumtur që i ngjajnë asaj. Sepse unë gjithmonë them se Anila në gjithçka është më e mirë se unë, kështu që do të doja ti ngjanin asaj.
Ju keni tre vite që punoni me të Dielën Shqiptare, jeni fytyra e të dielës sonë. Keni projekte për ta vazhduar më tej?
Nuk mund të them asgjë për momentin. Ne kishim një kontratë 3 vjeçare të cilën e përfunduam këtë sezon. Për hir të së vërtetës jam pak i lodhur, kam nevojë për pushim dhe nuk mund të them asgjë për sezonin e ardhshëm. Më duhet të jem në ekran deri në 31 korrik të dielave dhe e vetmja fjalë që buçet nga të gjitha anët e trupit është: pak pushim!
Ti kthehemi pak marrëdhënies tuaj me Anilën, si jeni njohur?
Unë isha 24 vjeç, Anila 17. Fare rastësisht u njohëm në gjimnazin "Petro Nini". Unë u dashurova me poezinë e saj sepse në momentin e parë pata në dorë poezitë e saj. Kur u takova ajo u paraqit shumë kokëfortë...
Të refuzoi?
Jo nuk më refuzoi por u tregua kokëfortë sepse unë duhej të hyja te "Petro Nini" dhe ajo ishte dezhurn te dera dhe më tha që nuk lejohet. Për të qenë i sinqertë nuk isha mësuar që ndonjë vajzë të më thoshte nuk lejohet për një gjë, sepse unë atëherë, kompozoja, këndoja, drejtoja në ekran, ndaj Anila mu duk si një kështjellë për tu pushtuar, por në fund u pushtova vetë (qesh).
Një jetë e gjatë së bashku e, nga ana tjetër shumë thashetheme për ju të dy, për marrëdhënien tuaj. Si i keni pritur?
Sado që unë jam mësuar prapë është një moment që ti ndjen trishtim. Trishtim sepse, familja është një pjesë shumë e rëndësishme, e shenjtë, kështu që nuk ka pse involvohet kur ti je njeri publik. Unë e kuptoj që kjo është e pashmangshme, por është e shëmtuar në momentin kur ti ke fëmijë, kur ke nënë, të afërm. Nuk është bukur të shpikësh një marrëdhënie që nuk ekziston, një sëmundje apo një marrëdhënie divorci ashtu siç është shkruar e folur herë pas here. Dhe për hir të së vërtetës nuk është sepse, pa diskutim që mes çifteve nuk shkon çdo gjë vaj, por unë me Anilën s'kemi pasur kurrë kriza të forta që të diskutonim divorcin. Por këto janë qëndrime dashakeqe dhe unë për hir të së vërtetës, asnjëherë nuk interesohem të di burimin. Miq kam ngado e mund të mësoj shumë, por unë s'dua ta mësoj këtë, pasi jeta me ka treguar që shumë gjëra të këqija vijnë nga njerëzit që ke afër teje. Unë jam i bindur për këtë gjë dhe s'dua të zhgënjehem se boll zhgënjime të tilla kam marrë në jetë.
Kur jeni të nevrikosur kush nga ju të dy lëshon rrugë?
Të dy njëri-tjetrit, por pak më shumë Anila mua. Për shkak të lodhjes dhe të stresit që kaloj në punë.
Anila është dhe krahu yt i djathtë në të "Dielën Shqiptare", e quan të nevojshme prezencën e saj krah teje dhe në punë?
Në qoftë se dikur e quaja në punë Anilën krahun tim të djathtë, sot nuk do të thosha të njëjtën gjë.
Pse?
Çdo njeri me të cilin punon, është i rëndësishëm, qoftë edhe ai i cili mund të duket i parëndësishëm, është shumë i rëndësishëm në punën që bën dhe merr kontributin që jep. Sigurisht që ka një hierarki por asnjëherë nuk do të thosha që është krahu i djathtë, pasi në momentin që ti më pyete për Anilën si krahun e djathtë, unë mendova menjëherë Palin, pastaj më erdhi Aldo, Ivi, Manjola, Genci, Albi, Shpetimi, Mondi... Kjo që kemi ngritur është si një trup i përbërë nga gjithë bashkësia e gjymtyrëve. Por Anila është krahu i djathtë i jetës sime.
Cila është gjëja që do më shumë tek Anila?
Aftësinë për të më duruar kur jam i padurueshëm.
Po gjëja që nuk të pëlqen apo bezdis?
Kur jam me dietë dhe gjej në frigorifer akulloren time të preferuar. Oh çfarë momenti i hidhur i ëmbël është...(qesh)
Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar në jetë?
Momenti më i vështirë ka qenë kur pata problemin shëndetësor në këmbë, pasi mendoj se të gjitha kalohen, ndërsa shëndeti është shumë i rëndësishëm. Në momentin që u operova në kokën e femurit dhe kalova 6 muaj me paterica, tek ecja me makinë e më transportonin, nga shtëpia në spital për analiza, shikoja njerëzit që ecnin dhe mendoja; A e dinë këta njerëz sa të lumtur duhet të jenë që ecin? Kështu që vetëm kur ti pëson një sëmundje apo një moment paaftësie në shëndet, atëherë është shumë e vështirë.
Po momenti më i bukur, përveç ardhjes në jetë të dy fëmijëve?
Momente të bukura kam pasur shumë në jetë dhe sigurisht që ato kanë qenë artistike, por momenti më i bukur, aktual tani është fakti që po ndërtoj më në fund një shtëpi në Gjirin e Lalsit. Unë s'kam pasur kurrë një biznes timin, përveç punës në televizion e në muzikë, që më bëjnë të jetoj normal, por kjo është diçka shumë e bukur për mua pasi të gjitha kursimet e mia, e gjithë djersa ime, janë në atë shtëpi.
Sa shtëpi ka Ardit Gjebrea në fakt?
Unë kam një shtëpi që ma kanë lënë prindërit dhe kjo që po bëj në plazh, ku do jenë dy apartamente në një, një për vete një për Jonin. Kur them për vete, sigurisht që një ditë nuk do jem dhe do ja trashëgoj Annës. Prandaj jam i lumtur që përveç pasurisë artistike, po materializoj kursimet e mia, në një shtëpi që do t'ua lë fëmijëve të mi.
Cila është shprehja që juve ju pëlqen më shumë, që ju udhëheq?
Shprehja që unë udhëhiqem është; Faleminderit për kohën që më jep. Unë çdo gjë mund të të japë ty, mund të të bëjë të lumtur, mund të të blejë gjithçka që ti do, mund të të çojë edhe në hënë, por këtë kohë që ti harxhove me mua, unë s'ta kthej dot më mbrapsht. Dhe po të kthesh kohën pas, duket sikur ke lindur dje. Unë nuk besoj që do jetoj kaq sa kam jetuar tani, kështu që përderisa më duket sikur kam lindur dje do të thotë që do vdes nesër. Në këto momente ti kohën tënde po e kalon me mua, imagjinoje gjithë bashkëpunëtorët që unë kam, që punojmë bashkë sa kohë kalojnë me mua, dhe kjo është mirënjohja më e madhe që unë mund të kem kundrejt dikujt.
Të tremb vdekja?
Jo, nuk më tremb vdekja fare. Vdekja si fenomen nuk më tremb, por në këtë moment të jetës sime nuk e dua. Nuk e dua, sepse dua që të gëzoj Annën. Deri sa pa ardhur Anna, mendoja se kisha investuar shumë te Joni, që ai tashmë është formuar e ka një karakter të përcaktuar, është i zoti i vetes, dhe nuk do të kisha asnjë pishman. Por tani dua të jetoj edhe për vajzën time, sepse dua që ta lë të sistemuar.
Kush është njeriu që ju mungon më shumë?
Babai. E kujtoj shpesh e më vjen keq që nuk është, që të shihte ardhjen e Annës në jetë dhe sukseset e mia, por ky është dhe një refleksion që kam edhe për veten time, ndaj thashë që nuk do doja të vdisja tani, sepse dua të shijoj fëmijët.
Raportet me nënën si janë?
Të jashtëzakonshme. Jam ende fëmijë për të. Ndonjëherë edhe i përplasim kokat bashkë sepse nuk diskutohet që s'do e përplasi kokën nusja me vjehrrën, do e përplasi djali (qesh), por jo se është nëna ime por është unike, ka një raport shumë të mirë me Anilën dhe për këtë jam i lumtur pasi ne jetojmë bashkë.
Po raporti me vjehrrën?
E kam shumë të mirë, kam një raport special, asaj i pëlqejnë shumë shakatë e mia Sidomos tani që Anila humbi babain jemi edhe më të lidhur për ta bërë atë sadopak të harrojë dhimbjen, mungesën e njeriut që jetuan bashkë për shumë e shumë vjet.
(Intervista eshte botuar ne Gazeta Shqiptare me 15 qershor 2011)
(s.g/BalkanWeb)