E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti i Lezhës, manipulimi përmes falsifikimit të tabelave të rezultateve

07-08-2013 / Gazeta 55

Flet anëtari i KQZ, Hysen Osmani: Ligj për rastet e dorëheqjes së anëtarëve të KQZ. Të plotësohen vendet bosh në shtator
 
Pas një procesi të gjatë zgjedhor një prej anëtarëve të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmani, e vlerësoi në një prononcim për mediat  si të suksesshëm procesin zgjedhor në tërësinë e tij, sikundër dhe vetë punën e këtij institucioni. “Sot (dje) u bë përmbysja e proçesit, shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Mund të themi se ishte një proces i suksesshëm pavarësisht se institucioni më i lartë i zgjedhjeve, KQZ nuk e kishte kuorumin e duhur prej 7 anëtarësh”. Sipas tij,  “Kodi zgjedhor është ndërtuar i tillë që kërkon 7 anëtarë, dhe kjo ka pasur probleme. Por procesi ka qenë i suksesshëm, çështjet që kërkonin kuorumin i ka zgjidhur Kolegji. Votat u numëruan më shpejt sivjet. Më shumë vështirësi kemi pasur për ankimimin, këtu kemi hasur më shumë vështirësi për shkak të mungesës së numrave, ku shumë çështje që i zgjidhi Kolegji”. I pyetu në lidhje  me rastin e Lezhës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmani theksoi se,  I izoluar duhet të jetë, pasi gjatë shqyrtimit të qarqeve të tjera zgjedhore s’patëm abuzime në përmasa të tilla. Sa i përket Lezhës, falsifikimi i tabelave të rezultateve ishte i qartë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›