Gedafi: Nuk do të japë dorëheqjen nga qeveria

Udhëheqësi i Libisë Moamer Gedafi një deklaratë në televizionin shtetëror shprehet se nuk do të japë dorëheqjen.
Ai ka thenë se Libia është vendi i tij ndërsa protestuesit po i shërbejnë së keqes. "Do qëndroj si një martir deri në fund" është shprehur ai.
Gedafi ka thene se nuk mund ta lërë vendin e tij dhe njëherë ka cilësuar protestuesit si jo humanë. Ndër të tjera, udhëheqësi i Libisë ka thënë se imazhi i vendit të tij është i shkatërruar.
Ndërkaq, ditën e sotme, Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, ka dënuar "masakrën" e qytetarëve të Libisë nga regjimi i Moamer Gadafit.
Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë regjimin e Gadafit për vrasjen e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij.