Pacolli: I kam votat, do të bëhem president
Biznesmeni më i njohur i Kosovës dhe kryetar i AKR-së, Behxhet Pacolli, në një intervistë për BBC-në thotë se është befasur me sulmet dhe shpifjet që i janë bërë atij, menjëherë pas kandidaturës për president të vendit. Ai thotë se grupe të caktuara, kanë filluar një fushatë shpifjesh.Pacolli thotë se do të punojë për interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj
“Për mua sot është një ditë e mrekullueshme. E mrekullueshme sepse po më jepet një rast shumë i madh që t`i dal në krahë popullit tim, që edhe më tepër të kujdesem për popullin tim. Kjo duke e ditur që si përfaqësues i këtij institucioni shumë të lartë do të më hapen mundësi të reja për ta bërë një gjë të tillë.
Dua t`u them se jam jashtezakonisht krenar pse jam i përzgjedhur dhe i nominuar si kandidat potencial për president të ardhshem të Kosovës. Së pari jam me fat dhe i falëndëroj miqtë e mi, falendëroj votuesit e Kosovës, bashkëmendimtarët që mendojnë si unë, por edhe njerëzit të cilët më kanë vlerësuar dhe më kanë gjykuar drejt, i tillë çfarë jam. Të kandidosh për postin e presidentit të shtetit më të ri në botë, është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Pacolli